Poroj-Team
wWw.Poroj-Team.Tk

Regjistrohu Sepse Keni Qka Te Doni

Administator : LoTi The HaCkeR *

Register keni cka te doni Very Happy

Per Q'do Ankese Sugjerim apo Info Kontakto Adminin Kryesor

loti the hacker : k1ll3r_@live.com
Poroj-Team
wWw.Poroj-Team.Tk

Regjistrohu Sepse Keni Qka Te Doni

Administator : LoTi The HaCkeR *

Register keni cka te doni Very Happy

Per Q'do Ankese Sugjerim apo Info Kontakto Adminin Kryesor

loti the hacker : k1ll3r_@live.com
Poroj-Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Poroj-Team
 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Domosdoshmeria e te vepruarit me Sunnet -I-(Abd-ul aziz ibn Baz)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Domosdoshmeria e te vepruarit me Sunnet -I-(Abd-ul aziz ibn Baz) Empty
MesazhTitulli: Domosdoshmeria e te vepruarit me Sunnet -I-(Abd-ul aziz ibn Baz)   Domosdoshmeria e te vepruarit me Sunnet -I-(Abd-ul aziz ibn Baz) Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 3:03 am

Falenderimi i takon All-llahut xh.sh.,zotit te boterave dhe perfundimi i mir i takon te devotshmeve.
Bekimi dhe paqja e All-lalhut qofshin mbi robin dhe te Derguarin e tij,Muhammedin,i cili eshte derguar si meshir per mbar mbar boten dhe argument per gjithe njerezit.Bekimi dhe paqja qofshin edhe mbi familjen dhe shoket e tij,te cilet ua percollen Librin e Zotit dhe sunnetin e Derguarit gjeneratave pas tyre me besnikeri dhe precizitet,duke mbajtur mend mire fjalet dhe kuptimet.Qofte i kenaqur All-llahu me ta dhe na beft prej pasueseve te tyre.
Jan dakorduar te gjiteh dijetaret se baza per sqarimin e hallallit dhe haramit jan;Kur'anii Madheruar.i cili eshte paprekshem nga dyshimet dhe rrenat,Sunneti i Resulull-llahut s.a.w.s.dhe ne fund pelqimi i te gjithe dijetareve reth ndonje ceshtjeje.
Argumentet per keto baza jane te shumta dhe te njohura.
Rregullat Themelore
Sa i perket bazes se pare -Kur'anit,All-llahu xh.sh. ne shum ajete urdheron ne domosdoshmerine e ndalimit te asaj qe e ndalon.
All-llahu xh.sh. thote;
"Pasoni ate qe u eshte zbritur nga Zoti juaj,dhe mos zini miq pos Tij.Pak eshte ajo qe e merrni si pervoje."(A'raf 3).
Dhe ky liber eshte dobiprures,Ne e zbritem,permbajuni ketij dhe ruajuni ashtu qe te meshiroheni."(En'nam 165).

"Juve ju erdhi nga All-llahu drite dhe liber i qarte;All-llahu me te ve ne rruget e shpetimit ate qe ndjek kenaqesin e Tij dhe me ndihmen e tij i nxjerr ata prej erresires ne drite dhe i udhezon ne rruge te drejte."(Maide 15,16,).
"Ata qe mohuan Kur'anin kur u erdhi jane te marre.Ai eshte nje liber ngadhenjyes.Atij nuk mund Ti mvishet e paverteta nga asnje ane;eshte i zbritur prej te Urtit, te Lvdishmit."(Fussilet 41,42).
"Me eshte zbritur ky Kur'anqe tju terheq verejtjen juve dhe atij qe i komunikohet".(Ibrahim 52)
Ka edhe shum ajete tjera te cilat flasin mbi kete teme.
Gjithashtu kemi edhe mjaft hadithe te verteta nga Resulull-llahu s.a.w.s. me te cilat ai na urdheron ti permbahemi Kur'anit,duke aluduar ne ate se kush perfill udhezohet,kurse kush e braktis ,lakon nga rruga e drejte.
Nga keto hadithe eshte edhe hadithi qe e kathene ne hutben e tij ne haxhul-veda(Haxhin lamtumires);
"Ua kam lene juve nje gje,qe nese i kapeni per te nuk do lajthiteni,e ky eshte Libri i All-llahut"(Transmeton Muslimi ne Sahihun e tij.)
Gjithashtut transmeton Muslimi ne sahihun e tij nga Zejd ibn Erkani r.a. i cili thote se Muhammedi s.a.w.s. ka thene:
"Ju kam lene dy gjera ;gjeja e pare eshte Libri i All-llahut,ne te cilin ka udhezime dhe drite,pra veproni me Librin e All-llahut dhe kapuni per te.Gjeja e dyte eshte familja ime.Ju perkujtojne emer te All-llahut ne familjen time ju perkujtoj ne emer te All-llahut ne familjen time."
Ne nje transmetim tjeter qendron:

"Kur'ani eshte litari i All-llahut,kush kapet per te udhezohet kurse kush e braktis,lajthit nga rruga e drejte."
Gjithashtut ka edhe hadithe tjera qe flasin mbi kete teme.
Jne dakorduar te gjiteh dijetaret,nisur prej sahabeve dhe te tjereve pas tyre,se eshte obligim i domosdoshem te kapurit per Librin e All-lahut dhe te gjykuarit me te ne perputhje me sunnetine Resulull-llahut s.a.w.s.,gje qe nuk ka nevoje ta argumentojm duke pasur parasysh ajetet dhe hadithet te lartpermendura.
SUNNETI(baza e dyte)eshte vepra dhe fjalet e Resulull-llahut s.a.w.s.qe ka depertuar tek ne nepermjet transmetimit i cili eshte bere nepermjet sahabeve dhe transmetueseve te besueshem,te clilet e kan ndjekur rrugen e te Derguarit s.a.w.s. me korrektesi.
Te gjithe dijetaret prej sahabeve dhe te tjereve pas tyre besojne ne kete baze,argumentojne me te dhe ia mesojne popullit kete.Kane shkruar mbi kete baze librat e (usuli-fikut) dhe terminologjisese hadithit(mustalah hadithit).
Ajetet qe flasin mbi kete tem jan te shumta.Nga keto ajete jane edhe ajetetqe urdherojne muslimanet ta pasojn edhe respektojne Sunnetin e te Derguarit te All-llahut s.a.w.s..Keto ajete u jane drejtuar muslimaneve te kohes se tij,si dhe atyre qe vijne pas,ngase ai eshte i Derguar nga All-llahu per te gjithe dhe ngase te gjithe jane te urdheruar te pasojne dhe respektojne,deri ne Diten e Kijametit.
Muhammedi s.a.w.s. eshte komentues i Librit te All-llahut,sqarues i tij me fjalet,veprat dhe pelqimet e tij.Po qe se nuk ekzistonte Sunneti(hadithi),muslimanet nuk do ta dinin numrin e rekateve te namazeve,formen e tyre dhe qka eshte vaxhib ne to.Nuk do ti dinim me perpikmeri rregullat e agjerimit,zekatit,haxhit,xhihadit,urdherimi per te mir dhe ndalimi nga e keqja,nuk do i dinim me perpikmeri rregullat e mardhenjeve ndrnjerezore dhe ate qe Allahu e ka bere obligim te realizohet,qoft denim ose kundervajtje,e qe nuk eshte permendur ne Kur'an.
All-llahu xh.sh.thot:
"Bindjuni All-llahutdhe te Derguarit ashtut qe te meshiroheni".(Ali Imran 132).
"O ju qe besuat bindjuni All-llahut,respektone te Derguarin dhe pergjegjesit nga ju.Nese nuk pajtoheni per ndonje qeshtje,parashtronjeni ate te All-llahu(libri i tij)dhe te i Derguari i Tij,po qe se i besoni All-llahut dhe dites se fundit.Kjo eshte me e devotshmja dhe perfundim me i mire".(Nisa59).
"Kush i bindet te Derguarit,ai i eshte bindur All-llahut,e kush e refuzon ne nuk kemi derguar ty per roje kunder tyre".(nisa80).
Si mund te respektohet dhe si mund te parashtrohen qeshtjet te Libri i All-llahut subhanehuwe te'ala dhe Sunnetitt te te Deerguarit te Tij s.a.w.s. nese Sunneti i tij nuk eshte argumentuar ose nuk eshte ruajtur ne teresi.Nese dikush thote keshtu athere kjo do te thot se All-llahu xh.sh.i ka urdheruar roberit e tij per diqka qe nuk ekziston,kurse kjo eshte rrena me e madhe dhe kufri mos besimi me i madh.
All-llahu xh.sh. thote:
"Ty ta zbritem Kur'anin qe t'u shpjegosh njerezve ate qe u eshte shpallur atyre me shpres se do ta studijojn".(Nahl 44).
"Ne nuk ta shpallem ty Kur'anin per tjeter gje,perveq se tu sqarush atyre per qka u percan,e qe te jete udhezim e meshir per ata qe besojne".(nahl 64).
Simundet qe All-llahu xh/sh. ti jape lejen Muhammedit s.a.w.s. per sqarimin e Kur'anit,nese Sunneti i tij nuk di te ekzistonte ose nuk do te kishte fuqi argumentuese?
All-llahu thote:
"Thuaj:respektoni All-llahun,respektoni te Derguarin!Nese ata refuzojne,atyre u takon pergjegjesia per ate qe jane ngarkuar,ndersa juve ju takon pergjegjesia me ate qe jeni ngarkuar.Nese i bindeni atij keni gjetur te verteten.I Derguari ka per obligim vetem komunikimin e qart".(Nur 54).
"Falni regullisht namazin,jepni zekatin dhe respektoni te Derguarin qe temeshiroheni."(Nur 56).

"Thuaj;O ju njeres!Une jam i derguar i All-llahut per te gjithe ju!Te cilit(All-llahut)i takon sundimi i qiejve dhe i tokes.S'ka te adhuruar tjeter pos Tij.Dhenesit te jetes dhe Dhemesit te vdekjes.Pra besoni All-llahun dhe te Derguarin e Tij,Pejgamberin e pashkolluar qe beson All-llahun dhe shpalljet e Tij.Ndiqni rrugen e tij qe ta gjeni te verteten."(A;raf 158).
Prej ketyre ajeteve shihet qarte se udhezimi ne te verteten dhe meshira e All-llahut gjenden ne mirembajtjen e sunnetit te Muhammedit s.a.w.s.Pra, si mundemi te udhezohemi dhe te meshirohemi nga All-llahu pervec duke e praktikuarSunnetin e te Derguarit te ndershem,Muhammedin s.a,w.s.Sidomos cfare do te ndodh me ata qe thone se Sunneti nuk eshte shtylla e sheriatit,kur dihet se i Lartmadheruari thore:
"Le te ruhen ata qe e kundershtojne urdherin e Tij
(e te derguarit)se ata do ti zene ndonje telashe(tine,perqarje,sprovim),ose do ti ze denimi i dhembshem".(Nur 63)
"Cka tju jep i Derguari merreni,e ckqa tju ndalon permbajuni">(Hashr 7)

__________________
Enes b. Maliku r.a. ka transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë: Nuk ka njeri që hyn në Xhennet, që të shprehë dëshirë të kthehet në këtë botë, edhe sikur t’i falej e tërë Toka dhe çka ka në te, pos shehidit, i cili dëshiron të kthehet prapë në këtë botë dhe në te të vritet edhe dhjetë herë, për hirë të nderit që i takon atij”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Domosdoshmeria e te vepruarit me Sunnet -I-(Abd-ul aziz ibn Baz) Empty
MesazhTitulli: Re: Domosdoshmeria e te vepruarit me Sunnet -I-(Abd-ul aziz ibn Baz)   Domosdoshmeria e te vepruarit me Sunnet -I-(Abd-ul aziz ibn Baz) Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 3:03 am

Shum ajete flasin mbi kete tem dhe te gjitha keto aludojne ne ate se respektimi dhe pasimi i Muhammedit s.a.w.s. eshte vaxhib,njelloj sic eshte e domosdoshme edh ekapja per Kur'anin,per cka nag argumenton ajetet e lartpermendura.

Kur'ani edhe Sunneti jane dy baza te pandashme.Kush e mohon njeren prej tyre ,ka mohuar dhe pergnjeshtruar edhe tjetren.Te gjithe dijetaret thone se kjo eshte kufer,humbje dhe dalje nga Islami.

Gjithashutt ka edhe shum hadithe qe flasin mbi domosdoshmerin e respektimin te Resulullahut s.a.w.s.,pasimi i tij dhe ndalimin e te berit mekat ndaj tij(duke mos iu nenshtruar Sunnetit te tij).
Transmetohet ne sahihajn(dy librat me hadithe te verteta sahihul-Buhari dhe sahihul Muslim)nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi s.a.w.s. ka thene;
"Kush me respekton mua,e ka respektu All-llahun,e kush ben mekat ndaj meje,ka bere mekat ndaj All-llahut."

Transmeton Buhariu ne sahihun e tij nga Ebu Hurejre r.a. se Muhammedi s.a.w.s. ka thene;
"I gjithe umeti im do te hy ne xhennet,perveq atij qe do te refuzoje."
Kan thene; "Kush do te refuzoje?"Ka thene "Ai qe me respekton,hyn ne xhennet,e ai qe me ben mekat ndaj meje,vetemse ka refuzuar."

Transmeton Ahmedi,Ebu Davudi dhe Hakimi me sened te vertet nga Mikdam bin Madijkereb se Muhammedi s.a.w.s. ka thene;
"Me eshte dhene Libri dhe nje gje e ngjajshme me te.Kam drojen se ndonje njeri i ulur ne kolltuk do tju thot;Detyr e keni te kapeni per Kur'anin,c'te gjeni ne te hallall,bene hallall,Kurse c'te gjeni ne te haram,bene haram.

Transmeton Ebu Davudi dhe ibn Maxhe me sened te vertet nga Ebui Rafiu nga babai i tij e ky nga Muhammedi s.a.w.s. i cili ka thene;
"Te mos e gjej ndonjerin prej jush te ulur ne kolltuk,te cilit i vjen ndonje urdher prej urdherave te mi ose ndonje ndales,e te thote;Nuk e di,ate qe kemi gjet ne Kur'an,do ta pasojme".

Hasan bin Xhaberi ka thene;E kam degjuar Mikdam Madijkerebin r.a. duke thene;"Beri haram disa sende Muhammedi s.a.w.s. ne diten e Hajberit,pastaj ka thene;"Kam drojen nga njeriu i ulur ne kolltuk,i cili me poergnjeshtron,Duke i thene fjalet e mia ;Mes nesh e kemi Kur'anin dhe cdo gje qe do te gjejme ne te qe eshte hallall ebejme hallall,dhe cdo gje qe gjejme ne te haram e konsiderojm haram.
Dijeni,ate qe Resulullahu e ka bere haram eshte njeloj sikur e ka bere haram All-llahu.
Transmeton Hakimi,Tirmidhiu dhe ibn Maxhe me sened te vertet.

Ne shum hadithe transmetohet se Muhammedi s.a.w.s. gjate hutbeve i ka porositur sahabet e tij qe ai qe eshte prezent tia percjell ligjerimin atij qe nuk eshte prezent,duke thene;"Ndodh qe atij qe ia percillni e kupton me mir".Transmetohet ne sahihajn(Buhariu dhe Muslim) se Muhammedi s.a.w.s. pas hutbes se Lamtumires ne diten e Arafatit ka thene;
"Ai qe eshte prezent le tia kumtoje atij qe nuk eshte prezent,se ndodh qe ai te cilit i kumtohet,eshte me mendjepreht se ai qe kumton."

Shoket e te Derguarit .s.a.w.s. e kane ruajtur Sunnetin,qofte me hadithe,ose me veper,dhe kete ua kane kumtuar tabiineve,ndersa tabiinet atyre qe kane ardhur pas tyre.Ne kete menyr dijetaret e kane permbledhur hadithin prej njerezve te sigurt gjenerat pas gjenerate,dhe keshtu hadithet i kane tubuar neper libra duke i squar hadithe e verteta nga te jovrteta.Gjithashutt dijetaret vendosen rregullat,nepermjet te cilave dallohet hadithi i vertet prej te jovertetit.

Ska dyshim se Sunneti i te Derguarit s.a.w.s. eshte shpallje e zbritur nga All-llahu dhe Ai e ka ruajtur ate ashtu sic e ka ruajtur edhe Kur'anin.All-llahu e ka bere Sunnetin komentues te Kur'anit dhe sqarues i dispozitave kurse ne brendi te tij ka regulla per te cilat nuk ka folur Kur'ani,sic eshte sqarimi i gjeresishem i rregullave te afersise nga qumeshti,disa regulla te trashgimise,si dhe regullat tjera qe nuk i permend Kur'ani dh egjinden ne hadithe te verteta.

Do te permendim disa ngjarje qe transmetohen prej sahabeve tabiineve dhe atyre qe kan ardhur pas tyre,te cilet refejn per vleren dhe rendesin qe i kan jep sahabet Sunentit te Muhammedit s.a.w.s.;
Transmetohet nga Ebu Hurerje r.a. i cili ka thene;
"Pas vdekjes se Muhamedit s.a.w.s. disa arab u bene murted(braktisen islamin),dhe Ebu Bekri r.a. tha;
Pasha All-llahun,do ta luftoj ate qe ndan namazin prej zekatit.
Umeri r.a. tha ;
Si mund ti luftosh kur i Derguari ka thene;
Jam urdheruar ti luftoj njerezit derisa te thon La ilahe il-l-All-llah,e kur ta thone kete,do ta mbrojne gjakun dhe pasurine e tyre,perveqese me te drejten e asaj(perveq nese nuk i ploteson kushtet e kesaj thenije)".Ebu Bekri tha;
A thua zekati nuk eshte prej te drejtave te kesaj fjale?Pasha Zotin,nese e ndalin nje litar qe ia kane dhene te Derguarit ,do ti luftoj per kete".Umeri r.a. tha
Kuptova se All-llahu e ka zgjeruar gjoksin e Ebu Bekrit per luftimin e tyre dhe kuptova se eshte me drejt.

Umeri r.a. i porositi nenpunesit e tij qe te gjykojn me Kur'anin,nese nuk gjejne pergjigje ne Kur'an te gjykojne me Sunnetin e te Derguarit s.a.w.s. Per kete shkak,kur e kane pyetur per imlasin(abortin spontan-i padeshiruar).Umeri r.a. u drejtohet sahabeve dhe i ka pyetur,kurse Muhammed bin Muslime dhe Mugre ibn shube jane pergjigjur duke thene;
"I Derguari s.a.w.s. per kete qeshtje ka gjykuar me leshim te nje robi te bardh apo rrobreshe ta bardh".Me kete rast Umeri r.a. gjykoi ashtu siq kishte gjykuar edhe i derguari s.a.w.s.

Nje dit Imran ibn Hysejni fliste per Sunnetin,e nje njeri i tha ;na flit per Kur'anin,Imrani u hidherua dhe tha;Sunneti eshte komentues i Kur'anit.Nese nuk do te ishte Sunneti si do ta dinim se dreka ka kater rekate,akshami tre ,sabahu dy,nuk do ti dinim rregullat e dhenies se zekatit ne perpikeri dhe nuk do ti dinim shum rregulla tjera,te cilat i ka sqaru Sunneti.

Transmeton Bejhakiu nga Ejub es-Sihtijani i cili ka thene;
"Nese nje njeriu i flet me Sunnet kurse ai thot ,lere kete e me flit nga Kur'ani,dije se eshte i humbur.
Evaziu r.s. ka thene;"Sunneti eshte vewndimtar per Kur'anin, dmth. e perkufizon te pakufizuaren,ose vjen me rregulla te cilat nuk gjenden ne Kur'an siq thot All-llahu ;
Ty ty ta zbritem Kur'aninn qe tua shpjegosh njerezve ate qe u eshte shpallur atyre,me shpres se do ta studiojne."(Nahl-44).

Transmeton Bejhakiu r.a. nga Amir ibn esh-Shabiu r.a. i cili u ka thene disa njerezve;"Jeni shkateruar kur i keni lene hadithet".

Transmeton Bejhakiu nga Evaziu r.a. i cli u ka thene disa njerezve;
"Nese degjon ndonje hadithe ,i mejeri ti nee nuk vepron me te,ngase,i Derguari s.a.a.w.s. ka kumtuar prej All-llahut xh.s.

Imam Ahmedi r.a. u ka thene disa shokeve te tij;
'Mos me pasoni as mua,as Malikun as Shafiun ne te verber,por merrni nga kemi mar edhe ne(nga Sunneti)".Gjithashtu ka thene;
"I cuditem popullit,i cili e din senedin te ndonje hadithi dhe vepron me mendimin e Sufjanit,kurse All-llahu thot;
"Le te ruhen ata qe e kundrshtojne urdherin e tij (te Derguarit),se ata do ti ze ndonje telashe,ose do ti ze denim i dhembshem".(Nur-63).

Gjithashtu All-llahu thot;
"O ju qe besuat,bindjuni All-llahut respektoni te Derguarin dhe pergjegjesit nga ju.Nese nuk pajtoheni per ndonje qeshtje,parashtrojeni ate te All-llahu(te libri i tij)dhe te i Derguari i Tij po qe se i besoni All-llahut dhe dites se fundit.Kjo eshte me e dobishmja dhe perfundimi me i mir."(Nisa-59).

Sujuti r.a. ne librin e tij "Celesi i xhennetit eshte ne te argumentuarit me Sunnet" thote;
"Dijeni,All-llahu ju meshiroft se ai qe refuzon se hadithi i te Derguarit eshte argument,qofte ne fjal ose ne veper,duke poseduar kushtet e njohura ben kufer dhe del nga qarku i Islamit duke u ringjallur ne Diten e Gjykimit me krishteret dhe cifutet ose me ate grup te kafirave qe don All-llahu".

Gjithashtu ka edhe shume thenie te tjera te cilat terheqin veretjen nga kundrshtimi i tij,mirpor kjo qe e permendem mjafton dhe mendoj se e bindem kerkuesin e se vertetes.Ilutemi All-llahut qe tna udhezoj kah ajo qe don Ai(kah e mira)dhe te na shpetoje nga hidherimi i Tij,e gjithashtut i lutemi qe tna udhezoje te gjitheve ne rrugen e drejt,Ai degjon ,eshte afer.



Wes-sal-lall-llahu wes-selem ala abdihi we rusulihi nebijjina Muhammed we ala alihi we as-habihi we atbaihi bi ihsan!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
 
Domosdoshmeria e te vepruarit me Sunnet -I-(Abd-ul aziz ibn Baz)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Poroj-Team :: Feja Islame :: Shtyllat e Fesë-
Kërce tek: