Poroj-Team
wWw.Poroj-Team.Tk

Regjistrohu Sepse Keni Qka Te Doni

Administator : LoTi The HaCkeR *

Register keni cka te doni Very Happy

Per Q'do Ankese Sugjerim apo Info Kontakto Adminin Kryesor

loti the hacker : k1ll3r_@live.com
Poroj-Team
wWw.Poroj-Team.Tk

Regjistrohu Sepse Keni Qka Te Doni

Administator : LoTi The HaCkeR *

Register keni cka te doni Very Happy

Per Q'do Ankese Sugjerim apo Info Kontakto Adminin Kryesor

loti the hacker : k1ll3r_@live.com
Poroj-Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Poroj-Team
 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Leximi i kuranit te vdekurve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:55 am

Thëniet e dijetarëve të tefsirit:

Tefsiri i Imam Ibn Kethirit


Ka thënë Ibn Kethiri Zoti e mëshiroftë në tefsirin e fjalës së Allahut xh.sh.: "A nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait. Dhe të Ibrahimit që gjithnjë i kryente obligimet. (që në to shkruhet) se askush nuk bart barrën e tjetrit. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që e ka punuar. Dhe se mundi i tij më vonë do të shihet. Pastaj ai do të shpërblehet me shpërblim të plotë." (Sure Nexhm:36-41) Çdo person që i ka bërë padrejtësi vetes së tij me mosbesim ose me diçka nga gjynahet me të vërtetë mbi atë është barra e atij (gjynahi ose mosbesimi) e nuk e mbart barrën e tij në vend të tij njeri; siç thotë Allahu xh.sh : "Edhe nëse mëkatari thërret për t'ia bartur atë ajo nuk do t'i bartet atij, edhe nëse (ai që thirret) është i afërmi i tij." (Sure Fatir: 18). "Dhe se njeriut nuk i takon vetëm se ajo që e ka punuar." ( Sure Nexhm: 39) d.m.th ashtu siç nuk i mbartet atij mëkati i tjetrit, ashtu nuk merr shpërblim vetëm se çfarë e ka fituar për vetveten.
Ka thënë nga ky ajet fisnik deduktoi Shafia (r.a) dhe kush e ndoqi atë se nuk i arrin shpërblimi i leximit të vdekurve, sepse ai nuk është nga puna e tyre e as nga fitimi i tyre, ndaj nuk e ka thirrur në të i Dërguari [salallahu alejhi ve selem] umetin e tij dhe nuk i ka nxitur ata më të, dhe s'i ka udhëzuar tek ajo me tekst ose shenjë, dhe nuk është transmetuar nga ndonjë prej sahabeve dhe sikur të ishte e mirë do të kishin qenë të parët në të. Çështja e afrimit tek Allahu xh.sh kufizohet me tekstet, e nuk veprohet në të me llojet e anologjisë dhe opinioneve. Ndërsa duaja dhe lëmosha për këtë është rënë dakort për mbërrijten e tyre dhe ka tekste nga Allahu xh.sh për këto.
Ndërsa hadithin të cilin e transmeton Muslimi në sahihun e tij nga Ebu Hurejreh thuhet: "Kur vdes i vdekuri i ndërpritet puna e tij përveç se tri gjërave: lëmoshë e pandërprerë, dituria që ka dobi për të tjerët ose pasardhës i mirë i cili lutet për të." Këto të trija janë nga mundi dhe puna e tij, siç ka ardhur në hadith: "Ushqimi më i mirë që ha njeriu është nga ajo që vetë ai e ka fituar, e djali i tij është nga ajo që e ka fituar."
Lëmosha e vazhdueshme si vakfi e të njëjta si ai janë nga gjurmët e punës së tij e qëndrimit të tij. Ka thënë Allahu xh.sh "Vërtet Ne i ngjallim të vdekurit dhe i shkruajmë veprat e tyre, gjurmët e tyre." (Jasin: 12). Dijen të cilën e ka përhapur në njerëz gjithashtu është nga mundi e puna e tij. Ka ardhur në sahih: "Kush thërret në udhëzim ai e ka shpërblimin nga ajo si shpërblimi i atyre të cilët e kanë ndjekur atë pa iu pakësuar nga shpërblimi i tyre asgjë."


Tefsiri i Imam Sheukanit
Ka thënë Imam Sheukani (Zoti e mëshiroftë) në komentin e fjalës së Allahut xh.sh. "Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që e ka punuar." kuptimi i këtij ajeti është: se njeriut nuk i takon vetëm se shpërblimi i mundit dhe punës së tij, e nuk i bën dobi dikujt puna e askujt. Ky përgjithësim është përveçuar me argumente të njëjta si fjala e Allahut xh.sh " Ne atyre do t'u shoqërojmë pasardhësit e tyre." (Et-tur: 21) dhe të njëjta si ky ajet që kanë ardhur në ndërmjetësimin e pejgamberëve, të engjujve për robërit e lejimi i lutjes së të gjallëve për të vdekurit e të tjera si to.
Nuk ka arritur në mendimin e saktë ai i cili ka thënë se ky ajet është anulluar me të tilla çështje, sepse rregulli i përveçëm nuk e anullon të përgjithshmin por e përveçon atë. çdo gjë që ngrihet si argument se njeriu përfiton nga mundi i të tjerëve është përveçues nga ai përgjithësim që gjendet në këtë ajet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:55 am

Tefsiri i Sahibul-Menar

Ka thënë Autori i tefsirit El-menar Rashid Rida (Zoti e mëshiroftë) në komentin e tij për ajetin: " Dëmi i secilit person është kundër vetes dh askush nuk do ta mbajë barrën e tjetrit." (El-en'am: 164), në fund të sures El-enam pas një studimi të gjatë ç'ka vijon: "Ajo që është bërë traditë nga leximi i Kur'anit, dhe përmendja e Allahut e dhurimi i shpërblimit të kësaj pune për të vdekurin dhe marrja me pagesë e lexuesve (të Kur'anit) e bllokimi i vakëfeve për këtë qëllim janë risi të palejuara në fe, e shembull i atyre çfarë quhet rënia e namazit. Sikur të kishte
bazë në fe nuk do të ishin të parët tanë të paditur për këtë veprim, e sikur ta kishin ditur nuk do ta neglizhonin punën me to."
Ka thënë gjithashtu: Hadithi i leximit të sures Jasin për të vdekurit është jo i saktë, e edhe në qotë se është i saktë ai ka patur si qëllim atë të cilit i ka prezantuar vdekja prapë se prapë nuk është i saktë në këtë çështje asnjë hadith siç ka thënë Imam Darul Kutni.
Dije se ajo që është bërë e njohur dhe ka përfshirë nomadët dhe banorët e qytezave nga leximi i fatihas për të vdekurit nuk ka ardhur për të as hadith i saktë, e as i dobët. Ai (leximi i fatihas) është nga risitë që bien në kundërshtim me çfarë u përmend më sipër nga tekstet e prera, por ky veprim u bë me heshtjen e atyre që kanë veshur uniformën e dijetarëve dhe miratimin e tyre, e pastaj vazhdimësia e njerëzve në duke menduar se është nga Sunetet muekedeh ose nga obligimet.

Tha: Dhe përmbledhja e fjalës është se çështja është nga temat e adhurimit në të cilat duhet të kufizohemi me tekstet e qarta të Kur'anit dh Sunetit dhe në punën e gjeneratës së parë nga të parët tanë të mirë.
Mësuam se rregulli i vendosur në tekstet e qarta të Kur'anit dhe në hadithet e sakta është se njerëzit nuk shpërblehen në botën tjetër vetëm se me punën e tyre: "Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë." (El-Infitar: 19).
Ka thënë Allahu xh.sh.: "Kini frikë ditën kur prindi nuk mund t'i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t'i bëjë asnjë send prindit të vet." (El-Lukman:33) dhe se i Dërguari s.a.v.s i ka njoftuar njerëzit më të afërt të farefisit të tij me urdhrin e Zotit të tij: "Punoni se me të vërtetë nuk ju mjaftoj nga Allahu asgjë." dhe se boshti i shpëtimit në ahiret bazohet në pastrimin e shpirtit me besim e me punë të mira. Ka transmetuar Reshid Rida nga hafiz Ibn Haxher se ai është pyetur për atë që e lexon diçka nga Kur'ani dhe thotë në duanë e tij: "O Zot bëje shpërblimin e asaj që lexova shtesë në nderimin e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s? Tha: u përgjigj me thënien e tij: kjo është e shpikur nga të pasmit e lexuesve të Kur'anit dhe nuk e di që të kenë paraardhës që e kanë përkrahur këtë vendim.
Themi se shumë nga shujuhët të cilët nuk e kanë kuptuar kuptimin e një ajeti nga libri ngadhnjyes, dhe nuk e kanë kuptuar kuptimin e ajetit: "Atë që ua jep i Dërguari merreni." e kuptimin e hadithit të saktë: "Kush vepron cfarë nuk është në të(fenë tonë) ai është i refuzuar." e hadithi: "Punët më të këqija janë ato të shpikurat, e çdo e shpikur është risi e çdo risi është humbje." Ata janë personat të ushqehen nga Kur'ani e llogaria e tyre është tek Allahu.


Thëniet e Imamëve të hadithit

Thëniet e Imam Neveviut


Ka thënë Imam Neveviu (Zoti e mëshiroftë) në librin e tij "Shpjegimi i sahihut të muslimit" në kapitullin "Mbërritja e shpërblimit të sadakasë për të vdekurin tek ai" në hadithin e Aishes r.a. se një person e ka pyetur të Dërguarin [salallahu alejhi ve selem] e i ka thënë: "O i Dërguar i Allahut, nëna ime ka vdekur e nuk ka lënë porosi, e mendoj se sikur të fliste do të jepte lëmoshë. A ka ajo shpërblim nëse jap lëmoshë për të? Tha : "Po" hadithi tregon se lëmosha për të vdekurin i bën dobi atij dhe i arrin shpërblimi i lëmoshës tek ai, dhe kjo është me konsensusin e dijetarëve e kështu kanë rënë dakort për arritjen e duasë dhe shlyerjen e borxhit duke u bazuar në tekstet e ardhura për të gjitha këto. Gjithashtu është i saktë, haxhi dhe agjërimi për të vdekurin nga hadithet e sakta që transmetohen për to. E mendimi më i njohur nga medhhebi ynë është se leximi i Kur'anit nuk arrin tek ai shpërblimi i tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:56 am

Thëniet e Imam San'anit

Imam San'ani në librin e tij "Subulus Selam" thotë tek hadithi se Ibn Abasi ka thënë: Kaloi i Dërguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] në varrezat e Medines e iu drejtua atyre me fytyrën e tij e tha: "Paqja qoftë mbi ju o të vdekur. Allahu na faltë ne dhe ju. Ju jeni të parët tanë e ne jemi që do të ecim në gjurmët tuaja."
Pastaj thotë: në këtë hadith ka argument se njeriu kur bën dua për tjetrin ose kërkon falje fillon me dua e kërkim falje për vetveten, e kështu kanë ardhur duatë Kur'anore, "O Zoti ynë na fal ne e vëllezërit tanë."(El-hashr:10), "E kërko falje për gjynahet tuaja e për besimtarët." (Muhamed:19) dhe në këtë hadith, se këto dua e të njëjta si to janë të dobishme për të vdekurin pa kundërshtim, ndërsa përveç tyre si leximi i Kur'anit për të Imam Shafiiu thotë: Nuk i arrin ajo atij.



Thëniet e Imam Sheukanit
Ka thënë Imam Sheukani r.a. në librin e tij "Sherhul Munteki": E njohura nga medhhebi i Shafiiut dhe një grupi nga as'habët e tij, është se nuk arrin tek i vdekuri shpërblimi i leximit të Kur'anit.
Themi se ajo që tregon argument të qartë se leximi i Kur'anit nuk i bën dobi të vdekurit dhe se nuk lexohet në varrezat e tyre është thënia e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s që e transmeton Bejhekiu me fjalët: " Lexoni suren Bekareh në shtëpitë tuaja e mos i bëni ato varreza." e gjithashtu fjala e tij: "Faluni në shtëpitë tuaja e mos i merrni ato si varreza."E transmetoi Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Ja'la dhe Dijaul mukadesi dhe e saktësoi Sujutiu në "Es-Sagir".
Sikur të ishte Kur'ani që lexohet për dobinë e të vdekurve, e lexohet në varret e tyre nuk do të thonte Pejgamberi a.s i cili është për besimtarët i ndjeshëm i mëshirshëm lexoni dhe faluni në shtëpitë tuaja e mos i bëni varreza, por e tha këtë sepse varrezat nuk janë vend për leximin e Kur'anit e për t'u falur. E për këtë nuk ka ardhur një hadith i vetëm me sened të saktë e as i dobët që pranohet se i Dërguari a.s ka lexuar Kuran apo diçka nga ai një herë të vetme në gjithë jetën e tij me gjithë shumimin e vizitës nga Ai a.s varrezat dhe mësimi i tij për njerëzit, si t'i vizitojnë ato.


Thëniet e katër medhhebeve

Medhhebi Ebi Hanifes


Ka thënë Imam Mulla Alijul-Karrijil-Hanefij në librin "El fikhul ekber" faqe 100: leximi tek varrezat është mekruh tek Ebi Hanife, Maliku e Ahmedi r.a në një transmetim, sepse ai (leximi ) është një gjë e shpikur e nuk ka arrdhur me të syneti. Kështu ka thëne dhe shpjeguesi i librit "El-Ihja" (vëllimi tre faqja 280 )


Medhhebi Shafiij

Imam Shafiiju argumentoi mosarritjen e shpërblimit të leximit me ajetin : "E nuk i takon njeriut vetem se ajo që e ka punuar"e me hadithin : "Kur vdes biri i Ademit ndërptitet puna e tij me përjashtim te tre gjërave ,." Ka thënë imam Neveviu në shpjegimin e këtij hadithi: "Ndërsa leximi i Kur'anit dhe dhënia e shpërblimit të tij për të vdekurin e namazi për të e të njëjta si këto gjëra, imam Shafiiju dhe shumica e dijetarëve kanë thënë se ato s'i bashkangjiten të vdekurit. E ka përsëritur këtë në shumë
vende te libri "Sherhu muslim" Po ashtu thotë ne librin "Sherhu minhaxh"të Ibn Nahviut: "nuk i arrin të vdekurit tek ne shpërblimi i leximit të Kur'anit sipas mendimit më të pëlqyer në medhheb."
U pyet El-Izu Ibn Abdu Selam për shpërblimin e leximit që i dhurohet të vdekurit a i shkon apo jo?
U përgjigj duke thënë : "Shpërblimi i leximit është i kufizuar për lexuesin dhe nuk arrin tek dikush tjetër. Tha pra e çuditshme është se dikush argumenton atë me ëndrra e ëndërrat nuk janë nga argumentet e sheriatit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:56 am

Medhhebi Malikij

Shejh Ibn Ebi Xhemre ka thënë: "Leximi tek varrezat është risi, e nuk është Sunet. Kështu ka arrdhur në librin el med'hal. Ka thënë shejh Ed-derdiri në librin e tij "Esh-sherhus- sagir "(vëlimi i parë faqa 180 ) "Leximi i diçkaje nga Kur'ani në vdekje, e pas saj është mekruh e gjithashtu edhe në varreza, sepse ai (leximi ) nuk është nga puna e të parëve por nga puna e tyre ka qenë duaja për faljen, mëshirimin e këshilimin. Kështu ka arrdhur në librin "hashijetu alame eladvi me shpjegimin e Ebi Hasenit".



Medhhebi Hanbelij
Ka thënë Imam Ahmedi për atë të cilin e ka parë të lexojë në varreza : "O njeri me të vërtetë leximi i Kur'anit në varreza është risi e kjo është mendimi i shumicës së dijetarëve të parë. Dhe sipas kësaj thënie punojnë pasuesit e medhhebit hanbeli, poashtu ka thënë : "Nuk ka qenë nga zakoni i të parëve kur falnin namazin ose agjëronin ose bënin haxh nafile ose lexonin Kur'an t'ia dhuronin shpërblimin e tij të vdekurve musliman e ne nuk duhet të devijojmë nga rruga e të parëve.


Pasaktësia e hadithit: "Lexoni Jasin për të vdekurit tuaj"

Ndërsa hadithi: "Lexoni Jasin për të vdekurit tuaj" është hadith i pasaktë në isnad[1] e me sened[2] të panjohur, e edhe nëse supozohet saktësia e tij në të nuk ka asnjë argument në mënyrë absolute, sepse e pasur si qëllim me fjalën "të vdekurve tuaj" d.m.th atij të cilit i janë paraqitur shenjat e vdekjes.


Thëniet e dijetarëve të Usulit (Bazës së jurisprudencës islame)

Ka thënë autori i librit "Rruga e mbërritjes për prishjen e risive me dijen e usulit" pasi përmendi një rregull të vlefshëm të usulit që teksti i tij është ( ) nga ky rregull i madhërueshëm dije se gjërat më të shumta të cilat i veprojnë njerëzit e thjeshtë janë nga risitë e qortuara. Disa shembuj nga këto risi janë:
E para: leximi i Kur'anit në varrezat, mëshirë për të vdekurit. Këtë veprim nuk e ka vepruar Pejgamberi a.s e as sahabet e tij megjithë ngritjen e obligimit për veprimin e tij e kërkimin e mëshirës për të vdekurin, e mos ndalesa nga ky veprim. Sipas rregullës së lartpërmendur lënia e këtij veprimi është Sunet e veprimi i saj është risi e qortuar!
Si logjikohet që të lejë i Dërguari a.s diçka të dobishme për umetin e tij, që i kthehet me mëshirë dhe e len atë i Dërguari gjatë gjithë jetës së tij nuk e vepron atë as edhe një herë të vetme për të vdekurin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:57 am

E dyta: Leximi i sures "Ihlas" në një numër të caktuar. Kur'ani në vetvete është adhurim për atë që e lexon, dhe afrohet me leximin e dëgjimin e tij te Allahu xh.sh, e nuk e kundërshton këtë askush, por kundërshimi është në leximin e tij për të vdekurin që të jetë lirim për të nga zjarri. Megjithatë dije se Kur'ani nuk ka zbritur për të vdekurit por ka zbritur për të gjallët, ka zbritur për të qenë përgëzues për të bindurin, e paralajmërues për të mosbindurin, zbriti që të edukohemi me të e t'i rregullojmë çështjet tona sipas tij. E zbriti Allahu xh.sh Kur'anin jo si librat e tjerë qiellorë, por për ta ndjekur rrugën e tij ata që e ndjekin, e të udhëzohen me udhëzimin e tij të ata që e duan udhëzimin. Ka thënë Allahu xh.sh.: "Është e vërtetë se ky Kuran udhëzon për atë rrugë që është më se e vërtetë, e besimtarët që bëjnë punë të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë një shpërblim të madh.
Ndërkaq për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë." (el-isra:9-10)
A keni dëgjuar se ndonjë libër nga librat qiellor është lexuar për të vdekurit ose është marrë për të (leximin e Kur'anit) shpërblime e lëmosha? Thotë Allahu xh.sh duke iu drejtuar të Dërguarit të Tij: "Thuaj: "Unë nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim, dhe nuk jam prej atyre që bëjnë trillime. Ky nuk është tjetër veëm se këshillë për botët. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij." (Sad: 86-88) Shtrohet pyetja: A ka qenë Pejgamberi a.s që i lexonte sahabëve të tij një numër të caktuar nga surja Ihlas ose numër të caktuar nga madhërimi që të ishte lirim e shpëtim për ta nga zjarri? Duke e ditur se ai që s'është i ruajtur nga gjynahet ka nevojë për faljen e të këqijave dhe lartësimin e gradëve, apo ka qenë Suneti i tij ta varroste një person nga as'habët e tij dhe të shkonin të gjithë në punën e tyre, e të vdekurit s'i takon vetëm se çfarë e ka ofruar? Ky ka qenë Suneti i tij dhe kjo ishte rruga e tij, e Allahu i Madhëruar thotë: "Ju e kishit shembullin më të mirë në të Dërguarin e Allahu, kuptohet ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër." (El-Ahzab 21)
Ta pasojmë atë në veprim, siç e pasojmë atë në lënien e punëve.


Përmendja e disa transmetimeve të pasakta

Ndërsa çfarë transmetohet nga Ibn Umeri r.a se ai ka porositur për leximin e fatihas e ajetet e fundit të bekares në varrin e tij, ai është transmetim i parregullt nuk është saktësuar senedi i tij, e nuk e ka miratuar atë asnjë nga sahabet, dhe kështu çfarë transmetohet për leximin e fatihas, Ihlasit, dy sureve të fundit, Et-tekathur dhe El-kafirun dhe dhurimin e tyre të vdekurit është i pavlefshëm për shkak të kundërshtimit të tyre fjalëve të Pejgamberit, veprimeve të tij e të sahabeve. Mendimi i dijerarëve të jurisprudencës Islame thotë se mendimi i një sahabiu nuk është nga argument i sheriatit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:58 am

Përmendja e risive të xhenazeve e ceremonive mortore

Risia e lypjes me Kur'an


(Nga risitë) është leximi i Kur'anit në rrugë e në portat e varrezave për sigurimin e jetesës e të furnizimit. Ky veprim është lypje e ulët me Kur'anin, e ky veprim është marrja profesion e leximit të Kur'anit. Lypjen Islami e ndalon rreptësisht, e me Kur'anin ajo është edhe më së shumti e ndaluar, por është obligim i dijetarëve që ta bëjnë qeverinë dhe të pasurit, të kuptojnë se është obligim për ta të shpenzojnë për ata të varfër e t'i përdorin ata në çdo punë si artizanati i prodhimit të shportave, të prodhimit të karrigeve me kallam bambuje dhe në çdo punë që u përshtatet atyre nga artizanatet.


Risia e ngritjes së tendës së pikëllimit
Nga risitë është edhe ngritja e çadrës së pikëllimit ditën e vdekjes së personit dhe veprimi "i tespijave" veprim që është shprehje për thënien e shehadetit njëmijë herë nga personat që kanë ardhur për ngushëllim, dhe ia dhurojnë shpërblimin e saj të vdekurit. Ky veprim bazohet në ëndrrën
të cilën e kanë parë disa shujuh dhe e përhapën atë ëndërr mes vëllezërve të tyre që e morën për Sunet. Pastaj hadithi: "Kush lexon "Kul huvall-llahu ehad" njëmijë herë e ka çliruar veten e tij nga zjarri" është i rrejshëm, në sened e tij ndodhen gënjeshtarë të mëdhenj.


Risia e të dyzetave
Nga risitë dhe të ndaluarat është ripërtëritja e pikëllimit çdo të enjte pas vdekjes së personit deri në të dyzetat ose deri në festën e parë të tij. Me këtë rast përgatisin vendet e pikëllimit, thërrasin (ftojnë) lexuesit e Kur'anit, e presin njerëzit për ngushëllim. Ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Ibn Maxheh me isnad të saktë nga Abdull-llah El-Bexhelij r.a se ka thënë: "E kemi pas konsideruar tubimin në familjen e të vdekurit dhe përgatitjen e ushqimit pas varrosjes së tij, nga vajtimi i tij." Ka thënë Imam Shafiiu: Ulja për ngushëllim është mekruh! E edhe Imam El-euzaj ka thënë sikurse ai. Ndërsa Imam Ahmedi ka thënë: Ai është nga veprimet e injorancës, dhe e ka mohuar këtë veprim.


Risia e shkuarjes në varreza për festa
Nga risitë është gjithashtu shkuarja e grave dhe burrave në varreza për festa dhe të premte, e me vete kanë hurma për t'ua shpërndarë të varfërve etj. Nga të metat e lexuesve të Kur'anit, është se ata u thonë personave të ulur mbi varr "Të lexoj sure këtu o zonjë?" Pastaj grindet me të pas leximit të Kur'anit se i dhënë pak. Ky veprim është shumë i shëmtuar, që ul respektin e lexuesve të Kur'anit e nga burrërria e tyre. Trajtimi i kësaj çëshje është që qeveria të mos i lejojë gratë që të dalin tek varrezat dhe t'i shpërblejë ata (lexuesit e Kur'anit) me aq sa i mjafton nga ai veprim. Siç është obligim mbi dijetarët ta përmendin e ta mohojnë këtë veprim në çdo rast.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:58 am

Risia e gdhirjes së natës nga lexuesit e Kur'anit gjatë Ramazanit

Nga risitë është edhe gdhirja e natës nga lexuesit e Kur'anit gjatë muajit të Ramazanit. Kjo nuk ka qenë nga veprimi i të parëve tanë të mirë, e nuk është nga mësimet e të Dërguarit s.a.v.s. ndaj nuk gjendet në librat e saktë të hadithit e as në të tjerë diçka që të tregojë për lejimin e saj. Ajo të cilën e kërkon Islami është të mësojmë Kur'anin siç është përmendur se Ai s.a.v.s kur hynte dhjetëditëshi i fundit i ramazanit është përpjekur të punë të mira dhe e ka gdhirë natën dhe e ka zgjuar familjen e tij. Transmeton Buhariu, Muslimi dhe të tjerë.


Risia e leximit të Jasinit 40 herë
Nga risitë është edhe leximi i sures 40 herë me qëllim zhdukjen e një personi ose dëmtimin e një grupi. Ka munguar nga mendja e tyre se Allahu e zbriti Kur'anin shërim e mëshirë për botërat, e Allahu nuk na e zbriti Kur'anin që të na mundojë. Ky veprim nga të paditurit është i ulët, por nga dijetarët është akoma më i ulët. Humbën ata me fjalët e tyre: I Dërguari Allahut ka thënë: "Merr nga Kur'ani ç'dëshiron për atë që e dëshiron" e "Jasin për atë që është lexuar." Të dy këto hadithe janë të rrejshme dhe nuk kanë asnjë bazë.


Risia e leximit të sures Kehf me zë ditën e xhuma
Nga risitë është edhe leximi i sures Kehf në xhami, në formën e njohur (leximi me zë). Suneti është që ta lexojë atë ditën e xhuma çdo musliman e muslimane duke u bazuar në hadithin: "Kush lexon suren Kehf ditën e premte i ndriçon atij me dritë mes dy të të premteve." e në një transmetim: "E ndriçon me dritë çka ka mes tij e mes bejtu atik (Qabes)." Këto dy hadithe të dobëta, përfitojnë se secilit i kërkohet leximi i sures Kehf, por ngatërresa e të tjerëve në lexim, ndërhyrja me të nga një lexues i vetëm ndalohet nga feja dhe logjika. Thuhet në hadith: "Të mos lexojë me zë disa nga ju mbi disa me Kur'anin." Transmeton Imam Maliku në Muvetta e Ebu Davudi në sunen. Transmeton Imam Ahmedi, Muslim dhe Nesaiu nga Pejgamberi a.s: "Kush lexon dhjetë ajetet e fundit të sures Kehf është ruajtur nga sprova e Dexhalit."



Risia e leximit të sures Mulk me xhemat

Nga risitë është edhe leximi i sures Mulk bashkërisht me një zë të vetëm siç e vepron atë sekti Halveti e të tjerë, ndërsa leximi i sures në vetvete është Sunet duke u bazuar në hadithin : "Me të vërtetë është një sure në Kur'an e cila s'është më tepër se tridhjetë ajete ka ndërmjetësuar për një person derisa u fal, e ajo është "Tebarekel ledhi bijedihil mulk" transmeton Ahmedi dhe as'habët e suneneve e ibn hiban.


Risia e leximit të Fatihas për shpirtin e Pejgamberit


Nga risitë është edhe leximi i sures Fatiha për shpirtin e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] pas namazit të drekës, leximi i saj pas jacisë për shpirtin e Umerit r.a, pas namazit të akshamit për shpirtin e Othmanit r.a dhe pas iqindisë për shpirtin e Aliut r.a. Me këtë besojnë (personat që i kryejnë këtë punë) se ata i sjellin (Pejgamberin, Umerin, Othmanin, Aliun) në larjen e tyre pas vdekjes ose në pyetjen e varrit.
Këto janë risi e mitologji për të cilat nuk ka zbritur Allahu asnjë argument.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:58 am

Risia e leximit të Fatihas për miq të Allahut

Risi është edhe thënia e disa personave që menjëherë pas dhënies së selamit në namazin e xhumasë thonë: "El-fatiha për Zotëri Hysejnin" ose thotë "për Zotëri El-bedevij" ose "El-fatiha për këtë nijet". Kjo është një injorancë e shëmtuar, por përse e pohojnë atë dijetarët e heshtin para saj? E vërteta është se të gjithë janë bashkuar në lënien e urdhërave të fesë. Të Allahut jemi e tek Ai do të kthehemi.


Risia e varjes së Kur'anit si pengues i të keqes
Risi është edhe varja e Kur'anit të vogëlit ose të madhit dhe makinës si pengues i së keqes ose për mëshirë. Gjithashtu nga risitë është shkrimi i diçkaje nga Kur'ani për këtë qëllim. E lejuar nga ana fetare është leximi i ajetit Kursij kur personi bie të flejë ose dy suret e fundit, ose leximi i duave që janë përmendur në Sunet. Me këtë duhet të punojë njeriu.


Risia e varjes së sures El-Inshirah në dyqane
Risi është edhe varja e sures El-Inshirah në një letër në dyqan për të tërhequr klientin, e ajo që kërkohet është trajtimi i mirë, morali i mirë, vërtetësia dhe mos ngritja e çmimeve, sepse me të vërtetë kjo e tërheq klientin. Islami e ka ndaluar varjen e diçkaje sa edhe i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: "Kush var hajmali ka bërë shirk."


Risia e lutjes të vdekurit
Risi është edhe se kur kalojnë pranë varrit ose tabutit, ose ndonjë varr të ngritur drejtohen nga kibleja duke i ngritur duart e tyre në qiell e thonë Fatihan për personin e këtij vendi dhe i shumojnë duatë, pastaj fshinë fytyrat e tyre me duart e thonë: "Na ruaj o Zotëriu im, më ruaj të dhëntë ujë Pejgamberi." Ky veprim i tyre është risi, injorancë dhe humbje, e kjo është risia e vizitorëve të varrezave se edhe ata gjithashtu thonë (lexojnë) Fatihanë për shpirtin e të vdekurive të tyre dhe të vdekurve të të gjithë muslimanëve në përgjithësi, pastaj thonë: "Ja hajjul ja kajjum" dhe lexojnë Fatihanë.


Risia e fjalës së tyre: Mëshirë o Zotërijtë e mi

Risi është se kur dalin nga Egjipti p.sh ose nga ndonjë vend tjetër në hipjen e trenit thotë një nga ta: Fatihan për eulijatë e Allahut në përgjithësi." dhe e lexojnë të pastaj thonë: "Mëshirë o ehlul bejt" shoqërojeni gjendjen tuaj me ne. E lejuar në fe është që të kthehet tek Allahu xh.sh e t'i kërkojë falje.
Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s : "Nëse kërkon diçka, kërkojë atë nga Allahu, e nëse kërkon ndihmë kërko nga Allahu. Dije se sikur i gjithë populli të bashkohet që të bëjnë ndonjë dobi ty në diçka nuk do të bëjnë dobi vetëm se me atë që ta ka caktuar Allahu. Janë ngritur lapsat e janë tharë fletushkat." Transmeton Tirmidhiu e të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:58 am

Risia e Zotimit në të vdekurit
Risi është gjithashtu Zotimi i tyre në të vdekurit për të dhënë para ose prerë kurbanë vjetore, e gjithashtu leximi i hatmeve e të tjera si kjo. Nuk ka dyshim se ajo është e shpikur në fe, e në kundërshtim të qartë me rrugën e Vulës së të dërguarve dhe të atyre që e kanë ndjekur atë nga dijetarët.
Imam San'ani në librin "Subulus selam" thotë : Ndërsa Zotimet e njohura në këto kohëra, mbi varre dhe të vdekur nuk ka kundërshtim në ndalimin e tyre sepse Zotuesi beson se i vdekuri i bën dobi dhe dëm, tërheq të mirën dhe shtyn të keqen, dhe e shëron të sëmurin. Këtë veprim e kanë pas vepruar adhuruesit e idhujve, e ndalohet ashtu si ndalohet Zotimi në idhull. Ndalohet marrja e tij (gjësë së dhënë nga ky Zotim) sepse ai është konfirmim i shirkut dhe obligohet ndalimi nga ai e sqarimi se ai është nga gjynahet e mëdha. Këtë e kanë pasur vepruar adhuruesit e idhujve, por kaloi koha derisa u bë e lejuara e ndaluar dhe e ndaluara e lejuar. Të Zotit jemi e tek Ai do të kthehemi.


Risia e telkinit1 të vdekurit
Risi e ndaluar është edhe telkini i të vdekurit. Hadithi që ka ardhur për telkinin nuk është hadith i saktë, siç ka thënë Imam Ibn Kajjim në librin "Zadul mead" (vëllimi i parë faqe 206). Gjithashtu këtë hadith e ka bërë të dobët Imam Neveviu, e po kështu ka thënë Imam San'ani në librin e tij "Subulus selam" (vëllimi i dytë, faqe 161). Prandaj puna me atë është risi, e sjell me vete ironinë sikur ai që mban ligjëratën dëshiron t'i mësojë të vdekurit Islamin përsëri. Ka qenë nga udhëzimi Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] mësimi i të gjallëve që përcillnin të vdekurin në kohën e varrosjes. I përkujtonte ata me vdekjen e ç'ka pas saj në këtë qëndrim të frikshëm. Sa i dashur është Suneti e sa e urryer është risija e sa e shëmtuar është ngritja e lartësimi i saj.


Risia e ezanit në varrosjen e të vdekurit
Risi në fe është edhe ezani gjatë varrosjes së të vdekurit, ndërtimi i varrit e lartësimi i tij më shumë se dheu i nxjerrë prej tij dhe ndërtimi mbi të.


Risia e vendosjes së degëve të palmës e luleve mbi varr
Vendosja e degës së palmës, mërsinës dhe luleve mbi varr siç veprojnë shumë nga njerëzit tani është risi, sepse ajo është në kundërshtim me çfarë e kanë vepruar të tanë të mirë r.a. e nuk ka ndikim në lehtësimin e dënimit nga ai veprim, por ndikim ka nga puna e mirë. Ndërsa ajo që transmeton Buhariu etj. nga Ibn Abasi se Pejgamberi s.a.v.s kaloi pranë dy varreve e tha: "Këta të dy po dënohen e nuk po dënohen për ndonjë gjynah të madh. Ky nuk pastrohej nga urina, ndërsa ky ka qenë marrë me
thashetheme. Pastaj kërkoi një degë të njomë dhe e ndau në dysh, pastaj e mbolli mbi këtë një copë e mbi atë një copë e tha: "Ndoshta po e lehtëson nga ata të dy dënimin derisa nuk thahet." Është përgjigjur në këtë hadith Hitabiu duke thënë : "Ndërsa mbjellja e Pejgamberit të çarat e degës dhe fjala e tij : "Ndoshta po e lehtëson nga ata të dy dënimin derisa nuk thahet." ky është nga begatimi me gjërat e Pejgamberit s.a.v.s dhe lutja e tij për lehtësimin e të dyve derisa tha: "Nuk është ai veprim me qëllim se në degën e njomë të palmës ka dobi që s'është në të tharën, e mbaron ky veprim." ( munkirat meatin uel mevalid, botim i ministrisë së vakfit Egjipt) Mjerë për humbjen e pasurisë së muslimanëve në rrugën e shejtanit, hipokrizisë e risive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:59 am

Risia e mbulimit të varrit me pëlhurë
Nga këto risi të ndaluara të xhenazeve është dhe mbulimi i arkivolit me pëlhurë. Ky është shkak në humbjen e njerëzve për të kërkuar ndërmjetësim e ndihmë nga ky i person i vdekur, gjë e cila ëshë shirk. Nga këto risi është gjithashtu varrosja e të vdekurit në varrezat e jomuslimanëve, gjë e cila ia mohon të vdekurit duanë e vizitorëve të varrezave. Më e rrezikshmja e këtyre risive dhe më e madhja ndalesë është varrosja e të vdekurit në xhami. I Dërguari i Allahut ka ndaluar nga varrosja e të vdekurit në xhami rreptësisht në hadithe të shumta. Namazi në xhaminë ku ka varr nuk lejohet vetëm se në rast domosdoshmërie. Përjashtohet nga kjo ndalesë xhamia e Pejgamberit a.s për shkak të veçimit të vlerës së namazit në të me një mijë namazi se namazi në xhami tjetër.
Duhet përmendur me këtë rast se varri nuk ka qenë në xhami, por u përfshi në të në kohën e zgjerimit të xhamisë gjatë sundimit të Velid ibn Abdul Melik, e në kohën e tij s'ka pasur ndonjë nga sahabet që t'ia mohojë atij këtë gjë. Të Zotit jemi e tek Zoti do të kthehemi.


Risia e fshirjes me varrin
Risi gjatë vizitës së varrezave është qëndrimi para tyre me frikë, puthja e tyre, rënia në tokë në kokën e varrit të të mirëve, fshirja me të, tavafi rreth tyre, varja e kandilave, ndezja e qirijve e veprime të ngjashme si këto, me qëllim marrjen e begatisë, kërkimin e ndihmës ose ndërmjetësimin me to tek Allahu xh.sh.


Risia e shumimit të udhëtimit për vizitën e varrezave
Nga risitë është edhe shumimi i udhëtimit për të vizituar varret e personave të mirë. Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s "Nuk shumohet udhëtimi vetëm se në tre xhami: Qabeja, xhamia Aksa dhe në xhaminë time." Muttefekun alejh. E në një transmetim: "Me të vërtetë shumohet udhëtimi në tre xhami: në Qabe, në xhaminë time, e në xhaminë e Ilijas." E transmetoi Buhariu në formën e parë e Muslimi me të dytën. Ilija është Kudsi, Jeruzalemi i sotëm. Këtë Sunet, që qe gati në zhdukje, e ngjalli Imam Ibn Tejmija e për këtë shkak u burgos. E është për të ardhur keq se shejh Ebu Zehreh kuptoi nga fjalët e Ibn Tejmijes ndalimin e tij për vizitën e varrezave kategorikisht, e klithi me të në simpoziumin që u mbajt në Damask e midis të tjerash tha: "Ne duhet patjetër ta vizitojmë varrin e Ibn Tejmijes, edhe pse e ka ndaluar vizitën e varreve!" Shejh Ebu Zehreh nuk ka mund të bëjë dallim mes ndalimit të shumimit të udhëtimit për vizitën e varrezave e mes pëlqyeshmërisë së vizitës së tyre pa shumim të udhëtimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
LoTi The HaCkeR
Administrator
Administrator
LoTi The HaCkeR


Postimet : 54
Pikët : 98
Thanks : 1
Join date : 04/07/2009

Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitimeTue Jul 07, 2009 2:59 am

Edukata e vizitës së varrit të Pejgamberit s.a.v.s
Imam Neveviu na kujton edukatën e vizitës së varrit të Pejgamberit s.a.v.s, i cili është Zotëriu i bijve të Ademit e poseduesi i mirësisë së madhe mbi umetin e tij, e kjo edukatë është e marrë nga Suneti i saktë Pejgamberik.
Sa i merituar është Suneti që të jetë mësim për ne në edukimin gjatë vizitës së atij që s'është në gradën e të Dërguarit s.a.v.s. kjo me qëllim që të mos biem në kthetrat e paganizmit e ne mendojmë se veprojmë mirë. Nuk lejohet që të bësh tavaf në varrin e tij s.a.v.s dhe është mekruh ngjitja e barkut ose shpinës me muret e varrit.
Ka thënë Imam Halimij e të tjerë: "Është mekruh fërkimi me të (varrin) me dorë e puthja e tij, por nga edukata është t'i largohesh prej tij. Kjo është e sakta dhe këtë e kanë thënë e praktikuar dijetarët.
Duhet që të mos mashtrohesh nga shumica e njerëzve të thjeshtë në kundërshtimin e tyre Sunetin në këtë veprim, sepse ndjekja dhe veprimi janë me thëniet e dijetarëve e nuk i kushtohet vëmendje të shpikurave të njerëzve të thjeshtë e paditurisë së tyre.
Ka vepruar mirë tabiu i ndershëm Ebu Ja'la El-Fad Ibn Ijad në fjalën e tij, kuptimi i së cilës është: "Ndiq rrugën e udhëzimit dhe të mos mashtrojë ty pakica e ndjekësve të saj. I mjeri ti e rrugët e humbjes (nëse ndjek rrugën e humbjes) e mos u mashtro nga shumica e të humburve." Kujt i ka trokitur në mendje se fërkimi i tij e si ky veprim janë më të arrirë në begati, ky është nga padituria e pakujdesia e tij, sepse begatia është në atë që përputhet me ligjin e Allahut e me fjalët e dijetarëve, e si e kërkon mirësinë në kundërshtim me të saktën. (Menasikul Haxh 268)
Ka ardhur në broshurën "Kaidetun xheliletun fit tevesuli vel vesileh" : "Medhhebi i katër Imamëve dhe të tjerëve nga dijetarët e Islamit është se kur personi jep selam mbi Pejgamberin s.a.v.s dhe dëshiron të lutet për veten e tij drejtohet nga kibleja gjatë duasë së tij. Ndërsa përsa i përket kohës së selamit mbi Pejgamberin a.s u ndanë dijetarët në dy mendime: thanë tre Imamët Maliku, Shafiju dhe Ahmedi: i drejtohet varrit e jep selam kundrejt fytyrës së tij. Imam Ebu Hanifja tha: Nuk drejtohet nga varri në kohën e selamit, ashtu si nuk drejtohet nga ai gjatë duasë me miratimin e të gjithëve. Ku janë këto udhëzime në çfarë e shikojmë sot në shumicën e vendeve muslimane.




* * * * *

E lusim Allahun xh.sh. ta përmirësojë gjendjen tonë e gjendjen e muslimanëve. Falenderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave. Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë
Muhamed, familjen e tij dhe gjithë shokët e tij.




Në këtë libër

Përse e zbriti Allahu xh.sh Kur'anin? A mos vallë e zbriti për t'u lexuar në varreza për të vdekurit dhe për ta marrë atë lexuesit e tij mjet që të marrin paratë e njerëzve në të gënjeshtërt!?
Të kërkojmë falje Zoti ynë! Nuk e ke zbritur librin tënd të madhërishëm për këtë gjë. Me të vërtetë e ke zbritur që të jetë për botërat përgëzues e qortues! E zbrite atë libër për të gjallët e jo për të vdekurit.
Ky libër të sqaron ti lexues i ndershëm gënjeshtrën e atij që pretendon arritjen e shpërblimit të Kur'anit fisnik tek të vdekurit.
Kujdesu për sigurimin e tij, leximin e tij e dhurimin e tij kujt do që njeh.



[1] Isnad d.m.th. : zinxhiri i transmetimit të hadithit

[2] Sened d.m.th. : personat të cilët e transmetojnë hadithin

1 Telkin d.m.th. ti thuash personit që është në agoninë e vdekjes që të thotë shehadetin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://poroj-zone.albanianforum.net
Sponsored content





Leximi i kuranit te vdekurve Empty
MesazhTitulli: Re: Leximi i kuranit te vdekurve   Leximi i kuranit te vdekurve Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Leximi i kuranit te vdekurve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Poroj-Team :: Feja Islame :: Shtyllat e Fesë-
Kërce tek: