Poroj-Team
wWw.Poroj-Team.Tk

Regjistrohu Sepse Keni Qka Te Doni

Administator : LoTi The HaCkeR *

Register keni cka te doni Very Happy

Per Q'do Ankese Sugjerim apo Info Kontakto Adminin Kryesor

loti the hacker : k1ll3r_@live.com
Poroj-Team
wWw.Poroj-Team.Tk

Regjistrohu Sepse Keni Qka Te Doni

Administator : LoTi The HaCkeR *

Register keni cka te doni Very Happy

Per Q'do Ankese Sugjerim apo Info Kontakto Adminin Kryesor

loti the hacker : k1ll3r_@live.com
Poroj-Team
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Poroj-Team
 
ForumPortaliGalleryLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 SEJDIU MBAJTI FJALIMIN NË KUVEND, OPOZITA LËSHOI SALLËN

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The MotherShip
Moderator
Moderator
The MotherShip


Postimet : 87
Pikët : 164
Thanks : 0
Join date : 06/07/2009
Age : 28
Vendbanimi : Prishtina

SEJDIU MBAJTI FJALIMIN NË KUVEND, OPOZITA LËSHOI SALLËN Empty
MesazhTitulli: SEJDIU MBAJTI FJALIMIN NË KUVEND, OPOZITA LËSHOI SALLËN   SEJDIU MBAJTI FJALIMIN NË KUVEND, OPOZITA LËSHOI SALLËN Icon_minitimeWed Jul 15, 2009 9:47 am

SEJDIU MBAJTI FJALIMIN NË KUVEND, OPOZITA LËSHOI SALLËN Fatmirsejdiu

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, mbajti sot fjalimin e tij vjetor në Parlamentin e Kosovës.


Ai foli për punën e tij të bërë si presidenti i vendit duke veçuar sidomos kontributin në shpalljen dhe dekretimin e ligjeve që janë në funksion të forcimit të shtetit të pavarur të Kosovës.

Presidenti Sejdiu përmendi edhe angazhimin e tij në fushën e lobimit, integrimit të vendit në institucione të ndryshme financiare e ndërkombëtare, ndërsa shtroi nevojën për përpjekje më të reshtura në drejtim të integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Dy parti opozitare, AAK dhe LDD, kanë bojkotuar fjalimin vjetor të presidentit Fatmir Sejdiu. Opozita e ka arsyetuar këtë veprim me, siç thuhet, shkeljet që presidenti Sejdiu po i bën Kushtetutës dhe injorimin e vazhdueshëm të opozitës.

Pjesa më e madhe e opozitës në Parlamentin e Kosovës ka bojkotuar fjalimin vjetor të presidentit Fatmir Sejdiu, të mbajtur sot para ligjvënësve.

Opozita e ka arsyetuar këtë bojkot me, siç thuhet, shkeljet që presidenti Sejdiu i ka bërë Kushtetutës së Kosovës me mbajtjen e dy posteve, si dhe në shenjë revolte për mospërfilljen e opozitës në rastin e caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.

Këtyre kritikave, Sejdiu u është përgjigjur duke thënë se ai në asnjë rast nuk ka shkelur Kushtetutën, kurse vendimin për zgjedhje, siç tha presidenti, e ka marrë në konsultim të plotë me të gjitha subjektet politike.

“E para, unë nuk e kam shkelur Kushtetutën. Unë e mbaj pozicionin e presidentit të vendit ashtu si jam zgjedhur në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe natyrisht kam të pezulluar ushtrimin e funksionit të një posti politik. Dhe, Kushtetuta shumë e qartë është në atë drejtim dhe unë i përmbahem asaj shkrese, norme që është decidive”.

“E dyta, rreth konsultave me partitë politike - unë kam zhvilluar konsulta me të gjitha partitë politike dhe s’është e vërtetë ajo që thuhet kjo apo ajo datë; kam nxjerr afërsisht një datë të përshtatshme për punë të mirë, që duhet të bëjnë institucionet në përgatitjen e zgjedhjeve”, tha presidenti Sejdiu.

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tha se AAK-ja dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë bojkotuan sot seancën në momentin kur Sejdiu u është drejtuar deputetëve, pasi që presidenti, sipas Gjinit, është shndërruar në vegël politike të kryeministrit Hashim Thaçi dhe si i tillë edhe po bën shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Kosovës.

“Nuk ka treguar vullnet për të dëgjuar dhe bashkëpunuar me opozitën, është vonuar me fjalën e tij dhe arsyet tjera që ndërlidhen me vetë funksionimin e institucionit të presidentit, i cili është shndërruar në president të pushtetit dhe jo president të Kosovës”.

“Opozita dy herë ka pasur kërkesa të drejtpërdrejta për presidentin e Kosovës dhe ai as që i ka marrë për bazë ato dhe është shndërruar në president të kryeministrit”, tha Gjini.

Ndryshe, në fjalimin e tij, presidenti Sejdiu ka folur për aktivitetet e tij politike e diplomatike gjatë një viti.

Sejdiu ka lavdëruar pozicionin që po merr Kosova si një shtet i respektuar në rajon, ndërkaq tha se edhe me Serbinë do të ketë raporte të mira, atëherë kur ky vend të pushojë me politikat destruktive ndaj Kosovës dhe minoritetit serb.

Në planin e brendshëm, Sejdiu ka kërkuar nga qeveria përkujdesje më të madhe për kategoritë e rrezikuara sociale, si dhe angazhime më të mëdha për të përmirësuar gjendjen në arsim, shëndetësi e fusha të tjera
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SEJDIU MBAJTI FJALIMIN NË KUVEND, OPOZITA LËSHOI SALLËN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Poroj-Team :: Më Pranë Njëri-Tjetrit :: Lajmet e Portalit-
Kërce tek: